I dërguari i SHBA-ve për Haitin jep dorëheqjen pas dëbimeve “çnjerëzore” të emigrantëve

I dërguari special i SHBA -së për Haitin ka dhënë dorëheqjen në shenjë proteste për dëbimin e emigrantëve nga vendi.

Vendimi për të kthyer emigrantët që ikin nga një tërmet dhe paqëndrueshmëria politike ishte “çnjerëzor”, tha diplomati i lartë Daniel Foote.

Fundjavën e kaluar, Shtetet e Bashkuara filluan të dëbojnë emigrantët nga një qytet kufitar i Teksasit i cili ka parë një dyndje, me rreth 13,000 të mbledhur nën një urë.

Ata kanë pritur në një kamp të improvizuar në temperatura prej 37 gradë Celsius.

Zyrtarët lokalë kanë luftuar për t’u siguruar atyre ushqim dhe kanalizime adekuate.

Shumica e atyre që janë në kamp janë Haitianë, por ka edhe kubanë, peruanë, venezuelianë dhe nikaraguanë të pranishëm.

Që nga e diela, SHBA ka kthyer në Haiti 1,401 emigrantë nga kampi i Teksasit në kufi me Meksikën.

Por në letrën e tij të dorëheqjes, Foote tha se Haiti ishte një “shtet i shembur” që “thjesht nuk mund të mbështesë infuzionin e detyruar të mijëra emigrantëve të kthyer, të cilëve u mungon ushqimi, strehimi dhe paratë”./albeu.com


Shtuar 23.09.2021 17:01