Prindërit e Sabrina Bengës kërkojnë heqjen e kujdestarisë së vajzës nga Elton Metaj

Prindërit e 23-vjeçares Sabrina Bengaj kanë paditur vrasësin e vajzës së tyre në Gjykatën e FIerit, për t’i hequr kujdestarinë e vajzës së mitur N. Bengaj.

Mësohet se prindërit, Partizan dhe Valentina Bengaj, kanë kërkuar që babi vrasës i mbesës së tyre të mos jetë më kujdestar për të, por të kujdesen vetë.

Kujtojmë se, Sabrina u vra më 10 shtator nga ish-burri i saj Elton Meta, në fshatin Zhupan të Fierit. Meta në shator të vitit të kaluar, mbajti peng familjen Bengaj për më shumë se pesë orë. Edhe pse 32-vjeçari u arrestua pas një operacioni të forcave RENEA, nuk bëri asnjë ditë burg. Kjo pasi Gjyqtari Piro Sota dhe prokurori Çlirim Sino, caktuan ndaj tij shtrim të detyruar në spitalin burgun e Zaharisë me argumentin se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Pak muaj më vonë doli prej dhe vazhdoi kurimin në shtëpi. Në mbrëmjen e 10 shtatorit ai shkoi te prindërit e ish-bashkëshortes, Sabrina Bengaj dhe vrau me pistoletë teksa ishte duke ngrënë darkë.


Shtuar 23.09.2021 15:22