“Pa mua nuk ka vaksina”, Mesila Doda i kthehet Ramës: Vaksina do të ketë dhe do të shporrim një diktator

Kryeministri Edi Rama bëri ditën e djeshme deklaratën e fortë se nëse nuk do të fitonte PS, shqiptarët ta harronin vaksinimin dhe rindërtimin.

Personalizimi i vaksinimit nga kreu i Rilindjes ka shkaktuar reagimin e sekretares së përgjithshme të PDIU-së, Mesila Doda.

Ajo ka thënë se deklarata e kreut të qeverisë është kriminale, por me rrëzimin e tij vaksina do të ketë për të gjithë.

Deklarata e plotë:

Është kriminale deklarata e kryeministrit në ikje… nëse nuk është ai kryeministër nuk do ketë më vaksina…

Opsioni që shtrohet është ose Rama kryeministër, ose vdekja…

Kësaj i thonë të bësh presion për votën me jetën dhe vdekjen.

Apel për të gjithë qytetarët: Vaksina do ketë! Sepse, do ketë një qeveri të përgjegjshme e që do mendojë për shqiptarët e jo për një njeri të vetëm. Më 25 prill Shqipëria fiton të ardhmen, fiton jetën dhe normalitetin dhe ne shporrim një diktator! /albeu.com/


Shtuar 31.03.2021 15:49