Është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri në 24 orët e fundit.
Nga 111 persona të testuar, 15 kanë dalë pozitiv me COVID-19.
Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Mirditë dhe zgjerohet në Tiranë, Fier dhe Durrës, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit. /albeu.com/