Interi ende nuk e ka marrë veten nga ana financiare, pasi mësohet se vazhdon të humbasë nga 12 milion euro në muaj.
Pronarët kinezë të Interit, Suning Group paralajmëruan se situata ishte e tmerrshme vetëm disa ditë pasi fituan titullin e Serie A, duke njoftuar masa masive për uljen e kostove.
Kjo përfshinte shitjen e lojtarëve yje si Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimi, të cilët u transferuan te Chelsea, respektivisht te Paris Saint-Germain.
Midis shitjeve dhe blerjeve gjatë verës, Interi përfundoi me një fitim prej 130 milionë eurosh nga tregu i transferimeve.
Ata gjithashtu rritën të ardhurat me 245 për qind falë marrëveshjeve të reja të sponsorizimit me kompanitë Lenovo, Socios, Zytara dhe DigitalBits.
Sidoqoftë, gazeta italiane La Repubblica thekson se klubi është ende në vështirësi financiare dhe ka një humbje prej 12 milionë eurosh në muaj.
Suning mori një kredi prej 275 milionë eurosh nga Oaktree në maj dhe do të duhet ose të gjejë investitorë të rinj ose të rrezikojë të humbasë kontrollin e klubit.
Gazeta Repubblica gjithashtu raporton se lidhjet me grupin saudit Pif, i cili kishte provuar një blerje në Neëcastle United, nuk konsiderohen të jenë veçanërisht të forta.