Në burgun e Dubravës në Kosovë, ditën e sotme është parandaluar futja e një sasie të konsiderueshme droge në brendësi të ambienteve.
Oficerët e policisë ja kanë dalë që të parandalojnë në kohë futjen e lëndës narkotike.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se gjatë kontrollit të një pakoje të ardhur për një të burgosur, është gjetur një sasi kanabisi i grirë brenda në një palë atletë sportive.
“I burgosuri ndaj të cilit ka qenë e dedikuar pakoja për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore. Lidhur me rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës” thuhet në njoftimin e burgut.
Mesa duket, sa më shumë shteti shtrëngon masat kudër trafikantëve e krimit, ata janë gjithmonë një hap para dhe hapin shtigje të reja./albeu.com