Basha në protestë për mungesën e tij! Lindita Nikolla zbulon pse nuk është Rama në Kuvend

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, është shprehur se mungesa e Ramës në Kuvend po ndodh për arsye punë.

Nikolla shton se zyra e kryeministrit e njofton se Rama do të jetë në Kuvend në orën 17:00.

Pasi Basha nuk pranoi të mbante fjalën e tij, Nikolla ka kërkuar konsensus që të mblidhen sërish pas 45 minutave në mënyrë që debati të vijojë.

Seanca u përfshi në një debat ku palët mbronin idetë e njëra-tjetrës.

Taulant Balla: Zonja kryetare, neni 110 nuk kushtëzon asnjë deputet, as kryeministrin që të qëndrojnë përgjatë gjithë debatit.

Është shembull dhe standard, që vitet që vijnë pas le ta kthejnë në standard. Kur kam qenë unë në opozitë është që kryetari i opozitës ka të njëjtën kohë si kryeministri.

Për kalamajtë që nuk e mbajnë mend rregulloja ka ndryshuar pas vitit 2013. Deputetët e rinj duhet të kuptojnë se ndërhyrja gjatë fjalës…nuk marr përsipër që të edukoj askënd që nuk e kanë pasur mundësinë që të edukohen.

Është një zhurmues në krah të djadhtë që duhet të ndalojë emetimin. Nëse i referehemi asaj që është e drejta zakonore, kurrësesi nuk është ndërprerë debati se kryeministri nuk është në sallë.

Jorida Tabaku: Kemi detyrim ndaj qytetarëve që kryeministri të vijë këtu dhe të dëgjojë mendimin e Opozitës, na sollët në seancë në orën 13:00, erdhëm, na sollët në orën 16:00, ja ku jemi. Keni gjithë ditën që na zvarrisni, ai i ka vënë firmën këtij dokumenti, kështu që të vijë këtu dhe të dëgjojë mendimin e Opozitës.

Gazment Bardhi: A mund tu shpjegoni shqiptarëve çfarë pune më të rëndësishme ka kryeministri Rama që nuk është në seancën më të rëndësishme të këtij parlamenti? ka dhënë ndonjë shpjegim? Ka detyrim kushtetues të jetë në seancë.

Rrushaj: Ky është programi politik që ka paraqitur Rama, sic u diskutua të mbledhja ai vetëm këtë seanca ka të drejtë për të të caktuar datën dhe të flitet këtu kur flitet për programin e tij qeverisës, ndenjëm lloj gjërash që vetëm program të mos kishte, të ndërpritet seanca, Rama të vij këtu të paraqitet, dhe të vijojmë debatet, tani ai duhet të dëgjoj mendimin e opozitës për propozimin e tij.

Nikolla: Nga zyra e Kryeministrisë më njoftojnë se kryeministri mungon në seancë për arsye të rëndësishme pune. Ai ka njoftuar se do të jetë i pranishëm pas orës 17:00./albeu.com


Shtuar 16.09.2021 16:23