Prezantohet Kean: Rikthimi këtu ishte zgjedhja e duhur, Juve ka qëllime të mëdha

Moise Kean u rikthye pas 2 vitesh te Juventus, i blerë nga Everton.

Sulmuesi italian zëvendësoi të larguarin Ronaldo.

Në fjalët e para si lojtari i Juves, Kean u shpreh optimist për rikthimin, ndërsa theksoi se Juventus ka qëllime të mëdha.

“Veshja e fanellës së Juves më ka dhënë gjithmonë emocione të mëdha. Rikthimi ishte zgjedhja e duhur dhe jam i lumtur me këtë sfidë të re. Juve ka qenë gjithmonë në zemrën time dhe më dha një dorë të madhe për ta bërë veten të njohur”.

Këto janë fjalët e Moise Kean gjatë prezantimit të tij në Continassa.

“Kam pasur përvoja të mëdha dhe kam mësuar shumë gjëra. Kam qenë shumë me fat dhe tani jam këtu në një klub të madh si Juve. ”

“Kam gjetur një ekip të ri, por edhe me lojtarë me përvojë. Ne nuk e filluam mirë, por Juve ka qëllime të mëdha dhe jam i sigurt se do të kthehemi në krye “.

“Unë nuk e ndiej peshën e kësaj gjëje, unë jam këtu për të ndihmuar ekipin ku jam rritur. Unë jam këtu për të luajtur dhe ndihem përgjegjës për veshjen e fanellës së Juves. Numri i golave? Nuk jam i fiksuar në të, nëse bëj shumë më mirë, por jam këtu kryesisht për të ndihmuar ekipin “. /albeu.com/

 


Shtuar 16.09.2021 16:37

Tags: , ,