Basha refuzon të flasë pa Ramën në Kuvend, Balla e justifikon: Nuk e detyron dot kush! (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të mos marrë pjesë në pjesën e 3 të seancës parlamentare që po mbahet në Kuvendin e Shqipërisë.

Opozita këtë mungesë e ka konsideruar një “ofendim” dhe “injorim” për ta, duke kërkuar që të shtyhet seanca për një moment të dytë.

Ndërkohë kryetari I PD, Lulzim Basha ka zgjedhur të heshtë deri në momentin që kryeministri Ram të jetë në sallë.

Por kjo sjellje e opozitës ndaj mungesës së Ramës është komentuar nga Taulant Balla I cili deklaroi se asnjë nen nuk e detyron kryeministrin të jetë pjesë e Kuvendit.

Taulant Balla: Zonja kryetare, neni 110 nuk kushtëzon asnjë deputet, as kryeministrin që të qëndrojnë përgjatë gjithë debatit.

Është shembull dhe standard, që vitet që vijnë pas le ta kthejnë në standard. Kur kam qenë unë në opozitë është që kryetari i opozitës ka të njëjtën kohë si kryeministri.

Për kalamajtë që nuk e mbajnë mend rregulloja ka ndryshuar pas vitit 2013. Deputetët e rinj duhet të kuptojnë se ndërhyrja gjatë fjalës…nuk marr përsipër që të edukoj askënd që nuk e kanë pasur mundësinë që të edukohen.

Është një zhurmues në krah të djadhtë që duhet të ndalojë emetimin. Nëse i referehemi asaj që është e drejta zakonore, kurrësesi nuk është ndërprerë debati se kryeministri nuk është në sallë.

Jorida Tabaku: Kemi detyrim ndaj qytetarëve që kryeministri të vijë këtu dhe të dëgjojë mendimin e Opozitës, na sollët në seancë në orën 13:00, erdhëm, na sollët në orën 16:00, ja ku jemi. Keni gjithë ditën që na zvarrisni, ai i ka vënë firmën këtij dokumenti, kështu që të vijë këtu dhe të dëgjojë mendimin e Opozitës.

Gazment Bardhi: A mund tu shpjegoni shqiptarëve çfarë pune më të rëndësishme ka kryeministri Rama që nuk është në seancën më të rëndësishme të këtij parlamenti? ka dhënë ndonjë shpjegim? Ka detyrim kushtetues të jetë në seancë.

Rrushaj: Ky është programi politik që ka paraqitur Rama, sic u diskutua të mbledhja ai vetëm këtë seanca ka të drejtë për të të caktuar datën dhe të flitet këtu kur flitet për programin e tij qeverisës, ndenjëm lloj gjërash që vetëm program të mos kishte, të ndërpritet seanca, Rama të vij këtu të paraqitet, dhe të vijojmë debatet, tani ai duhet të dëgjoj mendimin e opozitës për propozimin e tij. /albeu.com/

 


Shtuar 16.09.2021 16:22