Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Cangonj të Devollit pasi një shtëpi është përfshirë nga zjarri.
Burimet bëjnë me dije se zjarri ka pasur shkak shpërthimin e një bombule gazi dhe si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale, por jo të lënduar.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur një mjet zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Banesa rezulton të jetë në pronësi të një të moshuari i cili jetonte i vetëm. Ky i fundit nuk ka qenë në shtëpi në momentin që ka rënë zjarri. /albeu.com/