Një shqiptar 23-vjeçar është arrestuar nga karabinierët italianë për vrasjen në tentativë të një 25-vjeçari me të cilin ishte grindur brenda një bari në Albairate (Milano).
Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e 2 janarit, rreth orës 22:30.
Konflikti filloi prej sulmuesit të dehur që u përplas me 25-vjeçarin, i cili ishte i shoqëruar me të fejuarën. Sipas mediave të huaja, 23-vjecari kishte një pëlqim për vajzën, gjë që nxiti edhe debatin mes dy të rinjve.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk duhet e kërcënoi me thikë dhe më pas, në kulmin e konfliktit, nxori armën dhe gjuajti drejt tij, por nuk e goditi në shënjestër.
Pas kësaj u arratis nga vendi i ngjarjes dhe qëndroi në shtëpinë e një të afërmi. Arma u gjet më 5 janar i fshehur në një tub ujitje.
Ndërkohë në apartamentin e të afërmit u gjet një plumb i kalibrit 9×21. Shqiptari pritet të dalë para gjykatës ku do të dënohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”