Rama prezanton programin qeverisës 3, zbulohet lëvizja e opozitës: Asnjë pyetje!

Nesër në orën 10 :00 në  Kuvendin e Shqipërisë do të mbahet seanca e radhës parlamentare, ku do të  prezantohet programi i qeverisë  se re nga Rama.

Në  këtë  seancë do të jetë e pranishme edhe opozita e cila jo vetëm që do të  jetë  pjesë , por ka bërë disa plane mbi ecurinë  e seancës.

Nga ora 10:00 deri në orën 16:00 do të zhvillohet seanca ku pritet prezantimi dhe miratimi i programit qeverisës “Rama”.

Ashtu si në 2017 opozita nuk do ketë asnjë pyetje për qeverinë e re në mënyrë që të ketë sa më shumë kohë për vete për t’i bërë oponencë programit qeverisës.

Rendi i ditës:

Në mbështetje të Urdhrit nr.3, datë 15.09.2021 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i

ditës është si më poshtë vijon:

  1. 1.Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 13.09.2021.

(Neni 44, pika 2 e Rregullores)

  1. Njoftime.

(Neni 44, pika 3 e Rregullores)

  1. Projektvendim “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”.

(Neni 97, Kushtetutë, neni 110 Rregullore Kuvendi, votim sipas nenit 58 të Rregullores)

-Paraqitja e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave, sipas nenit 110, pika 1

të Rregullores, nga Kryeministri i emëruar me dekretin nr. 13.213, datë 14.09.2021 të

Presidentit të Republikës, ora 10:00

-Përgjigjet e pyetjeve nga Kryeministri dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave sipas nenit 110,

pika 3 të Rregullores, ora 13:00

-Debati mbi programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave sipas nenit 110, pika 4

të Rregullores, ora 16:00

(Referuar kohës së debatit të përcaktuar në Konferencën e Kryetarëve)

Hapja e debatit

-Koha e votimit /albeu.com/

 

 

 

 


Shtuar 15.09.2021 19:36