Modelja shqiptare Emina Cunmulaj është bërë nënë për herë të tretë, duke sjellë në jetë djalin e saj të parë.
Vetë modelja ka postuar një foto ku shihet me beben e porsalindur në krah, të cilit i uron dhe mirëseardhjen në jetë. Emri që ka zgjedhur për bebushin është Shá Yosef Nazarian.
“Djali im është këtu, zemra ime është plot. Burri im i vogël, që tani më ke mësuar shumë gjëra dhe kryesorja është durimi.
Me ardhjen tënde më bëre të kuptoj se në jetë asgjë nuk të vjen kur e do por kur është e destinuar që të vijë drejt teje.
Faleminderit për këtë mësim dhe për shumë të tjerë që do pasojnë,“- shkruan Cunmulaj krahas fotos në Instagram.
View this post on Instagram