Ditën e nesërme, e martë 14 shtator, kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të mbërrijë në Tiranë ku do të zhvillojë takim me kryeministrin Edi Rama dhe krerët e qeverive të Ballkanit.
Turi i saj i takimeve nis në orën 10:20, ndërsa zyra e shtypit pranë Kryeministrisë ka zbuluar edhe agjendën e kësaj vizite, që nga pritja në Pallatin e Brigadave e deri te konferenca e përbashkët mes Ramës dhe Merkel.
Programi i vizitës së Kacelares së Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel
10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave
10.30 – Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave
11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave
11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.
11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park
12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.
14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park.
Kujtojmë se kjo është hera e dytë që Angela Merkel vjen në Tiranë./albeu.com