Një ditë pasi u përjashtua nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ish-kreu i kësaj partie, Sali Berisha, u prit me lule nga një grup simpatizantësh në momentin që ai po zbriste nga makina për t’u futur në Kuvend, ku sot mbahet seanca e parë e këtij legjislacioni.
Ndërkohë, Berisha akuzoi kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se është përfshirë në “pazare të fëlliqura” me Edi Ramën.
Të lidhura
None found
Edhe pasi doli nga Kuvendi, Berisha përshëndeti mijëra simpatizantë që ishin mbledhur për të kundërshtuar vendimin e Bashës.
Berisha iu drejtua simpatizantëve demokratë duke u ka premtuar se do të rikthejë sovranitetin në PD. Gjithashtu përkrahësit e Berishës mbushën makinën e liderit historik me karafila duke i shprehur hapur mbështetjen e tyre.
Pa dyshim që nuk mungonin thirrjet e simpatizantëve ku mes tyre dëgjohej një djalë duke thënë: “Ne vdesim për ty”.
Ndërsa në krahun tjetër Lulzim Basha ka dalë nga ana tjetër e Kuvendit me kokën e ulur.
