Pritjes i vjen fundi, Apple zbulon datën e lancimit të iPhone 13

Kompania Apple ka njoftuar sot se eventi vjetor do të mbahet më 14 shtator, dhe pritet që të prezantohet iPhone i ri.

Kompania gjithashtu mund të njoftojë Apple Watch të ri dhe AirPods.

Eventi do të jetë online dhe do të transmetohet në faqen e Apple, njësoj si vitin  e shkuar.

Apple zakonisht njofton lajmet e tij për iPhone në shtator. Por vitin e kaluar, për shkak të pandemisë, Apple njoftoi iPhone 12 në tetor.

Eventi i shtatorit u përdor për të zbuluar Apple Watch Series 6, Apple Ëatch SE, iPad -in e ri, një shërbim abonimi dhe një komplet të quajtur Apple One.

Është e mundur që Apple të bëjë diçka të ngjashme këtë vit. Kompania pritet të përmirësojë MacBook Pro dhe iPad këtë vjeshtë, të paktën nëse i përmbahet orarit të saj vjetor.

Pajisjet e reja të Apple pritet të përfshijnë një iPhone 13 mini, një iPhone 13 Pro dhe një iPhone 13 Pro Max.

Dizajni nuk do të jetë rrënjësisht i ndryshëm nga iPhone 12, por informacione të ndryshme janë bërë publike, të tilla si shkalla e rifreskimit të ekranit 120Hz me funksion gjithmonë të ndezur dhe lente më të mëdha në kamerën e pasme.

IPhone 13 mund të përfshijë gjithashtu një procesor A15 me shpejtësi të lartë, një bateri më të madhe dhe një port USB-C në vend të llojit të zakonshëm Lightning./albeu.com


Shtuar 7.09.2021 21:00