Rakacolli: Po diskutojmë me vendet e BE-së që të njihet pasaporta e vaksinës kineze

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ishte sot e ftuar në emisionin “Zona Zero”, ku foli për situatën pandemike.

Gjatë intervistës Rakacolli dha lajmin e mirë se Shqipëria po diskuton me vendet e BE-së për njohjen e pasaportës së vaksinës kineze Sinovac.

“Pasaporta e vaksinimit për vaksinën jemi në procedurë për njohjen e saj me vendet e BE-së dhe të gjitha vaksinat që janë të aprovuara nga OBSH përfshirë edhe Sinovac njihen. Jemi në procedurë aprovimi. Disa që nuk duan ta bëjnë është zgjedhja e tyre, shteti vetëm vaksinën të ofron ta bësh falas”, tha Rakacolli./albeu.com


Shtuar 6.09.2021 19:21