Prej disa ditësh skuadra kosovare e Drenicës po stërvitej në Durrës.
Klubi i futbollit që garon në Superligën e Kosovës tashmë është ka braktisur stërvitjen për shkak se mbrëmjen e djeshme qyteti bregdetar ka ndierë një tjetër lëkundje të fortë tërmeti.
Më një magnitude të shkallës 4.9 Righter, tërmeti u ndje në disa qytete të vendit tonë dhe sigurisht ka pasur edhe panik.
Nga frika, ekipi i Drenicës e ka parë të udhës të kthehet sërish në Kosovë dhe t’i vijojë atje përgatitjet deri në prag të fillimit të kampionatit.
Kjo edhe sepse akoma nuk është harruar ende tërmeti i 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima.