Akoma “pa futur mirë këmbët”, Çuçi i delegon detyrën e zv.ministrit Lamallari

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i ka deleguar detyrën zv.ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari. Në urdhërin e bërë publik, Lamallari do të marrë detyrën deri në datën 30 prill.

Gjithashtu, bëhet me dije se ky urdhër ka hyrë në fuqi menjëherë dhe është botuar në Fletoren Zyrtare.

“Këto kompetenca do të ushtrohen për periudhën e sipërpërmendur me ndërprerje vetëm në rastet kur kompetencat rimerren nga titullari i institucionit”, thuhet në vendim.


Shtuar 30.03.2021 11:21