E kanë kërcënuar me vdekje, Kendall Jenner në rrezik!

Kendall Jenner ka marrë kërcënime me jetë nga një 24-vjeçar dhe së fundi ka kërkuar që të mbrohet nga profesionistë.

Kendall e paraqiti këtë rast të hënën në gjykatë, ku kërkoi një urdhër ndalimi për ta mbrojtur atë nga i riu, i njohur me emrin, Malik Bowker.

“Supermodelja pretendon se një detektive e Departamentit Policor të Los Angeles-it i tregoi asaj për planin e supozuar të Bowker-it. Ajo ka rrëfyer se policia i tha se Bowker kishte planifikuar ta blinte një armë zjarri të paligjshme për ta qëlluar atë dhe pastaj veten”, sipas dokumenteve të reja ligjore të siguruara nga prestigjozia “TMZ”,

Jenner tregoi gjithashtu se policia i ka treguar që Bowker po qëndron i mbyllur përkohësisht në një spital psikiatrik, por e kanë paralajmëruar që ai mund të dalë shumë shpejt prej andej.

Modelja ka thënë se ajo nuk e ka takuar burrin në fjalë, por nga kërcënimet e tij ajo frikësohet tej mase nëse  Bowker do të mundohet ta gjejë atë për ta lënduar apo vrarë.

Gjykatësi siguroi një urdhër ndalesë të përkohshme për mbrojtjen e Jenner dhe Boëker është i detyruar ligjërisht të qëndrojë 100 metra larg saj.

Motra e vogël e Kim Kardashian ka një ekip të madh të sigurimit të cilët janë të armatosur dhe që e ruajnë shtëpinë e saj 24 orë për çdo ditë, por kjo nuk po mjafton që ajo të ndihet plotësisht e qetë.

Shtuar 30.03.2021 11:03