Nga Shtetet e Bashkuara vijnë lajmet që ngjallin ëndrrat e tifozëve të Milanit.
Pretendenti për të blerë shërbimet e klubit kuqezi, Bernard Arnault është bërë njeriu më i pasur në botë.
Lajmi bëhet i ditur nga ky klasifikim i revistës “Forbes”, pronari i Louis Vitton ka aktualisht një pasuri prej 117 miliardë dollarësh.
Një shifër që i lejoi të kalonte Jeff Bezos (115.6 miliardë dollarë) dhe Bill Gates (110 miliardë dollarë) në renditjen speciale.
Muajit e fundit, miliarderi francez është lakuar shpesh si pronari i ri i Milanit, por deri më tani diçka e tillë nuk ka marrë formë zyrtare.