”Bota nuk do jetë më e njëjta”, mjeku shqiptar flet për virusin e rrezikshëm

Ditën e sotme është shënuar viktima e katërt nga koronavirusi në vendin tonë. Të parët që gjenden përballë këtij armiku të padukshëm janë mjekët dhe infermjerët, të cilët përveç kujdesit japin dhe mesazhe sensibilizuese dhe apee për shoqërinë.

Mjeku Kastriot Boriçi me anë të një videomesazhi thotë se bota pas situatës që krijoi koronavirus nuk do të jetë më e njëjtë, ndërkohë që e konsideron një virus vërtet të rrezikshëm që nëse të çon drejt spitalit, ka rrezik të madh të të marrë edhe jetën.

“Fatkeqësisht ështe ai virus pas pandemisë të cilën ka krijuar bota me siguri nuk do të jetë e njëjtë. Në këtë video nuk do të japë shpjegime se çfarë është virusi por me dy fjalë do ju them që është një virus shumë i rrezikshëm, përhapet shumë shpejt dhe në qoftë se vërtet kap njërin nga ne e pacienti shkon në spital rreziku për vdekshëri është shumë i lartë” – thotë ai.

Doktori i njohur në video mesazh ka shpjeguar disa prej pikëpyetjeve më të rëndësishme rreth koronavirusit duke parashtruar pyetjen më të rëndësishme që gjithkush ka në mendje: Deri kur do të vazhdojë kjo situatë?


Shtuar 23.03.2020 08:29