Epike! Fotoja e ndjerë e Ramës e Berishës dorë për dore në homazhet e 21 Janarit (FOTO LAJM)

Sot, janë bërë 9 vite nga protesta e përgjakshme e 21 Janarit ku humbën jëtën 4 protestues gjatë një proteste të opozitës së asaj kohe, Edi Rama.

Pavarësisht se kanë kaluar jo pak, por 9 vite nga ngjarja dhe Edi Rama tashmë është prej pothuajse 7 vitesh në pushtet, ende nuk është gjetur drejtësi për viktimat e 21 janarit.

Faqja satirike Brryli Broadëay ka shpërndarë në rrjetet sociale një meme që siç e ka përshkruar e riposton për çdo 21 janar.

Në fotomontazh shihet kryeministri Edi Rama, i cili po vendos lule tek të vendi ku mbetën të vdekur viktimat e 21-janarit, ndërkohë që kapur për dore ish-kryeminstrin Sali Berisha, duke treguar në mënyrë ironike edhe ‘mbrojtjen’ e Ramës ndaj tij.

“Nuk e di i sati vit është që postojmë e ripostojmë çdo 21 janar këtë foto të “ndjerë”.”– shkruan Brryli Boadëay.


Shtuar 21.01.2020 16:35