Nxorrën shëtitje Dritan Dajtit në ish bllok, policët shoqërues e pësojnë keq

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka kallëzuar për “Shpërdorim detyre” efektivët, me argumentin se njoftimi për lëvizjen e të dënuarit që vrau në 2009 4 policë, është kryer përmes një sms-je dhe jo sipas procedurave.

Në kallëzim vihet në dukje se nuk është vënë në dijeni po ashtu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.

SHKB po ashtu argumenton se Dritan Dajti duhej të ishte dërguar në spitalin shtetëror pranë burgut të Peqinit, aty ku kryen dënimin e tij.

Kujtojmë se video që qarkulloi në media solli një reagim të fortë nëpër institucionet shqiptare. Fillimisht u shkarkua nga detyra drejtori i burgut të Peqinit, dhe më tutje drejtori i policisë së burgjeve e po ashtu mjeku.

Dritan Dajtit në ish bllok, SHKB padit policët për shpërdorim detyre


Shtuar 20.01.2020 15:32