Thaçi bënë publike dekretin për Kurtin: I ke 15 ditë afat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, edhe zyrtarisht e ka dërguar emrin për kryeministrin e ardhshëm në Kuvendin e Kosovës.

Thaçi ka propozuar, kandidatin e VV-së, Albin Kurtin për kryeministër të vendit, ku i ka dhënë afat për krijimin e Qeverisë së re, 15 ditë pas emërimit.

“Pas pranimit të propozimit për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Dekretin Presidencial me emrin e kandidatit për Kryeministër e dërgova zyrtarisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ai thotë se ky është hap i rëndësishëm i cili i hap rrugë krijimi të institucioneve të reja.

“Ky është hap shumë i rëndësishëm për krijimin e institucioneve të reja dhe nga sot fillon edhe rrjedhja e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. HTH”


Shtuar 20.01.2020 15:28