Pogba me “valixhe” në duar

Mesfushori francez Paul Pogba besohet se do ta realizojë qëllimin e tij për t’u larguar nga Manchester Unitedi, mirëpo jo deri në afatin kalimtar të verës, sipas Sky Sports Germany.

Ylli i Djajve të Kuq i ka edhe një vit e gjysmë të mbetura në kontratën e tij aktuale, por klubi e ka opsionin për t’ia zgjatur këtë kontratë edhe për një vit shtesë. Përkundër kësaj kontrate, Pogba po e kërkon largimin tash e sa kohë largimin nga Old Trafford.

Të lidhura

None found

Për të mos rrezikuar ta humbë francezin për shumë të vogël parash kur t’i vijë fundi i kontratës, Manchester Unitedi mund të detyrohet ta shesë futbollistin qysh këtë verë.

Real Madridi mbetet ende i interesuar për Pogban dhe, me insistimin e trajnerit Zinedine Zidane, do të tentojë ta blejë francezin sërish këtë verë për ta përforcuar skuadrën.

Megjithatë, Los Blancos nuk do ta kenë të lehtë t’i sigurojnë shërbimet e Pogbas. Kjo pasi që ish-klubi i francezit, Juventusi, është gjithashtu i interesuar për futbollistin. Madje, Juventusi është shprehur i gatshëm ta fusë edhe Adrien Rabiotin ose Paulo Dybalan në ofertën për Manchester Unitedin.

Klubi anglez do të preferonte të mos e shiste Pogban, mirëpo nëse francezi këmbëngul në largimin e tij, atëherë klubi mund të detyrohet ta shesë atë. /


Shtuar më 15.01.2020 07:48

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş