Gropa hapet papritur në mes të rrugës, 6 viktima dhe 16 të plagosur (VIDEO)

6 persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur në Kinë, pasi një gropë e madhe u hap papritmas në rrugë dhe në të u fundos një autobus. Mediat e huaja raportojnë se incidenti ndodhi mbrëmë jashtë një spitali në Xining, kryeqyteti i provincës Qinghai.

Sipas ekspertëve, gropat në rrugët e Kinës hapen për shkak të ndërtimeve të shumta në qytete dhe për shkak të cilësisë së ulët në ndërtim.

Në pamjet e mëposhtme shfaqet skena e rëndë, ku autobusi pasi përfundon në gropë, përfshihet edhe nga flakët.


Shtuar 15.01.2020 07:50