Chelsea ka arritur të shënojë fitore të lehtë ndaj Burnleyt me rezultat 3:0.
Jorginho shënoi i pari nga penalltia në minutën e 27-të, për ta vazhduar më pas Abraham në të 38-tën me një gol të bukur me kokë.
Callum Hudson-Odoi shënoi golin e fundit në ndeshje për epilogun e këtij takimi.
Chelsea me këtë fitore shkon në kuotën e 39 pikëve në pozitën e katërt, ndërsa Burnley në atë të 15-tën me 24 pikë./