Southampton “merr hak” ndaj Licester (VIDEO)

Southampton ka nxjerrë hak ndaj Leicesterit për humbjen 0:9 të shkaktuar në tetor të vitit të kaluar.

Ata fituan 1:2 me rikthim rezultati.

Leicester e filloi mirë ndeshjen ku shënuan në minutën e 14-të me anë të Praet, por mysafirët barazuan në minutën e 19 me anë të Armstrong.

Southampton kaloi në epërsi në minutën e 81-të me Ings, duke ia shkaktuar Leicesterit humbjen e pestë këtë sezon dhe duke i lënë ata me 45 pikë pas 22 xhirove në Premier Ligën angleze.

Me këtë rast, ata u hakmorën ndaj Leicesterit, të cilët fituan 0:9 më 25 tetor duke e shkatërruar totalisht./Indeksonline/ më 25 tetor


Shtuar 11.01.2020 17:19