Një sherr i madh u raportua të ketë ndodhur mes të burgosurve shqiptarë dhe pakistanezë në Greqi.
Pas përhapjes me shpejtësi të ngjarjes, ka reaguar edhe Ministria e Mbrotjes së Qytetarëve në Greqi ku raportohet se janë lënduar 13 të burgosur të cilat kanë marrë mjekimin e nevojshëm.
Të lidhura
None found
Sqarohet se pas ndihmës mjekësore 12 prej tyre janë rikthyer në qelitë ku vuajnë dënimin ndërsa njëri prej tyre do ti duhet të qëndrojë ende në spital.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarëve për incidentet:
“Sot, e Premte, 10 Janar 2020, të burgosurit u përleshën në Objektin e Paraburgimit Special në Avalona, duke rezultuar në dëmtimin e trembëdhjetë (13) të burgosurve.
Trembëdhjetë (13) të arrestuar u transferuan në spitalet e Atikës dhe pasi ofruan ndihmën e parë, dymbëdhjetë (12) prej tyre u kthyen në Objektin e Paraburgimit, ndërsa një (1) prej tyre ka të ngjarë të qëndrojë në spital.
