I hodhi benzinë zjarrit! Noizy thumbon Stresin (FOTO LAJM)

Menduam se “lufta” mes dy reperëve, Noizy dhe Stresi, kishte përfunduar dhe marrëdhëniet e dy djemve ishin qetësuar, mirëpo Noizy e ka ndezur sërish zjarrin!

Në një postim në InstaStory, të cilin e ka fshirë më pas, reperi ka ironizuar Stresin.

Duke qenë se rrjeti social Instagram ka dhënë mundësinë që të shikosh sa herë është ndërruar emri i secilës llogari në rrjete sociale, Noizy është kapur me username-in e dikurshëm të Stresit, ‘vlonjati’.

Në postimin e tij, Noizy fton ndjekësit të gjejnë se cili nga VIP-at e ka pasur këtë emër në llogarinë e tij në Instagram.

“Vlonjatiii. Humor pa kufi”- shkruan reperi, duke e shoqëruar shkrimin me shumë emoji duke qeshur, siç mund ta shihni në foton e ruajtur nga “Prive.al”.

Mesa duket, mes djemve vazhdon të ekzistojë ende një luftë në heshtje dhe s’dimë si do të reagojë Stresi pak këtij thumbi të Noizy-t.


Shtuar 10.01.2020 19:55