E ftuar puntatën e sotme në emisionin “E diell” ishte këngëtarja e njohur Manjola Nallbani, e cila gjatë bisedës në studio është ngacmuar nga gazetari Ervin Kurti.
Ervini e ka pyetur këngëtaren për raportin e saj me bashkëshortin si dhe krizat mes tyre.
“A ke pasur ndonjëherë krizë me bashkëshortin dhe nuk na e ke treguar?”- i thotë ai, ndërsa Manjola ia kthen:
“Më fal po ç’hyn ti në krizat e mia dhe gjithë mileti? Krizë është fjalë e madhe, njerëzit shkojnë shumë mirë, por ka edhe probleme. Pse u dashka të bëhen publike?
Mes 30 viteve ka pasur sigurisht probleme, por ka një diferencë mes problemeve të përditshme dhe probleme me të cilat nuk vazhdohet më dhe këto të fundit faleminderit Zotit nuk kemi patur.”- ka thënë këngëtarja sipas “Xing.al”.