Dëmtohet Vinicius Jr (VIDEO)

Sulmuesi i talentuar brazilian, Vinicius Junior nuk po gjen aspak qetësi te klubi spanjoll, Real Madridi. Zinedine Zidane ende nuk i ka dorëzuar Vinicius Jr të gjitha minutat e një ndeshje me ekipin e parë, ashtu siç kërkon dhe ka dëshirë braziliani.

Megjithatë, ai nuk ka gjasa t’i ketë bërë vetes ndonjë favor me veprimin e fundit, ku largoi veten nga stërvitja me lojtarët rezervë të klubit të shtunën në mbrëmje.

Pas fitores 3-0 të Realit ndaj Getafes, Vinicius Jr iu tha që të marrë pjesë në nxehjen tradicionale pasi u paraqit si zëvendësues në minutën e 71-të të lojës.

Pasi kishte luajtur vetëm 600 minuta në gjysmën e parë të sezonit, ish-ylli i Flamengos, çuditshëm përmendi lodhjen, si një arsye për të mos përfunduar stërvitjen pas ndeshjes.

“Vini, ju duhet të bëni këto ushtrime”, u kap nga kamerat e Movistar+ njëri nga trajnerët e klubit duke thënë brazilianit.

Pas një diskutimi të gjatë me trajnerin, sulmuesi brazilian pretendoi se ishte i lodhur dhe i bëri disa vrapime të lehta, para se të largonte veten nga seanca dhe të kthehej në dhomën e zhveshjes.


Shtuar 5.01.2020 17:39