Çekiçi: D. Zagreb një shkollë, e vështirë të isha protagonist (VIDEO)

Goditjet mjeshtërore nga distanca e kanë kthyer në një snajper të vërtetë.

Endri Çekiçi është padyshim një prej futbollistëve më në formë shqiptar, por pavarësisht kësaj, thirrja në kombëtaren A mungon në adresën e tij. Eksperienca te Dinamo e Zagrebit ka lënë mbresa te pogradecari, i cili për “Rtv Ora” ka treguar diferencat që janë mes kampionatit kroat dhe atij slloven, që aktivizohet aktualisht.

Më tej, Çekiçi shtoi se dëmtimi e pengoi për të qënë protagonist në Kroaci, ndërsa pohoi se kartoni zotërohet me 25% nga Dinamo.

Diferencat?Diferencat nuk janë shumë të mëdha. Besoj se në kampionatin slloven ka ekipe më shumë që luftojnë për pjesën lart, por besoj se diferencat nuk janë shumë të mëdha. Mendoj se Dinamo e Zagrebit është një nga shkollat më të mira në botë. Çdo vit ato nxjerrin lojtar dhe vazhdojnë të nxjerrin. Me Dinamon fitoi 4 trofe dhe për fat të mirë edhe te Olimpia e nisa me trofe.

Protagonist me Dinamon?Është e vështirë. Normalisht edhe te Olimpia tani është e vështirë. Por në momentin që unë nisa të ndihesha si protagonist te Dinamo, fatkeqësisht ndodhi dëmtimi. Koha e rikuperimit dhe unë nuk u riktheva ashtu siç doja të rikthehesha. Por besoj se ajo më ka shërbyer për këto momente që jam tani. Besoj se nga ato vështirësi që kalova atje tashmë ndihem më i rritur dhe më i pjekur.

Kartoni te Dinamo?Dinamo ka mbajtur 25% të kartonit, por momentalisht unë jam i fokusuar te Olimpia dhe dua që aty të jap maksimumin tim,” tha Çekiçi.


Shtuar 3.01.2020 15:49