Meta uron Sulltan Nevruzin: Zoti qoftë me ne gjithmonë!

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot të gjithë besimtarët bektashi me rastin e festës së Sulltan Nevruzit.

Kreu i shtetit thotë se këto momente “të kthehen në lutje drejt Zotit”.

Postimi i Presidentit Meta:

Gëzuar Festën e Sulltan Nevruzit dhe Pranverë në zemrën e çdo shqiptari dhe besimtari bektashian! Festimet Tuaja në këto momente të vështira, por në një ditë që përkon me lindjen e Imam Aliut dhe që simbolizon lindjen e shpresës e rigjallërimit të natyrës, le të kthehen në lutje drejt Zotit për shëndetin e çdo anëtari të familjes Tuaj dhe të gjithë shqiptarëve!

Së bashku do t’ia dalim!

Zoti qoftë me ne gjithmonë!

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar!


Shtuar 22.03.2020 08:38