Protesta e dy marsit, Basha u bën thirrje demokratëve në rrethe

Pas thirrjes së presidentit Meta për tubimin e dy marsit, PD ka pohuar se do jenë në mbështetje të kreut të shtetit për të mos lejuar rrëzimin e shtetit ligjor në vend dhe kapjen e të gjithë pushteteve nga maxhoranca aktule.

Kryedemokrati Basha ka përcjellë një mesazh të gjithë kryetarëve të PD në rrethe ku lë 2 porosi si dhe bën të qartë që ai vetë e mbështete këtë tubim duke u kërkuar drejtuesve të organizohen me anëtarët e tyre.

Mesazhi i plotë:

Të nderuar Kryetarë,

Më poshtë mesazhi i Kryetarit Basha për tubimin e organizuar nga Presidenti i Republikës më datën 2 Mars 2020, ora 17:00, ne Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”:

“Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje të Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën!”.

Dy porosi:
1. Ky mesazh të shpërndahet tek të gjitha strukturat e partisë.
2. Mbi këtë çështje do të keni gjatë ditës bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm, për masat organizative.

Ju përshëndes!


Shtuar 26.02.2020 10:41