“Prisja një unazë, nuk e dija që vazhdonte me vesin e vjetër”, zbardhet dëshmia e të dashurës së “skifterit”

Pas arrestimit të Astrit Thaçit, është ndaluar dhe një vajzë 20 vjeçare e cila dyshohet të ishte bashkëpuntorja e tij.

Në dëshminë e saj Adela Berisha ka mohuar që e ka ndihmuar Thacin të fshihej pas grabitjeve që kryente. 20 vjeçarja ka thënë para policisë se janë njohur në rrjetin social facebook.

Ajo ka thënë sëe Thaci i kishte treguar për të kaluarën e tij, ndërsa Berisha i ka kërkuar që të heq dorë nga ajo që bënte.

“Më pas pranova të kisha lidhje me të sepse e doja”, është shprehur e reja.

Ajo ka rrëfyer se kur është bërë arrestimi i 27-vjeçarit ka qarë.

“Nuk mendoja që Astriti po vijonte me vesin e vjetër, por sa herë që vonohej e se takoja e prisja me ankth se mos kishe bërë diçka. Dje (dmth më date 14 se më 15 është arrestuar) nuk e kam takuar. Madje as nuk kam biseduar me të as në telefon.

Sot (me datë 15 kur u arrestua) kur erdhi të më takonte mendova se do të më sillte një dhuratë për Shën valentin. Në fakt unë po prisja një unazë”, ka thënë Adela Berisha, e cila nuk dihet ende se kur do të dalë në seancë për masë sigurie.


Shtuar 19.02.2020 11:18