“Dyshime për vrasje”, PD paralajmëron të shkuarën kriminale të një tjetër kryebashkiaku të Ramës

Partia Demokratike ka hedhur sot një akuzë shumë të fortë me anë të sekretarit të saj Gazmend Bardhi.

Sipas PD, një kryebashkiak socialist është i dënuar për vrasje por
vazhdon detyrën në një prej qyteteve të vendit.

“Në një rast një person është i dyshuar se në një nga vendet e BE është i dënuar për vrasje, sikundër ka edhe disa raste kur dyshohen për trafik droge. Nëse është i dënuar, sigurisht që e ka vërtetuar gjykata, ajo që pres unë është që të marr dokumentacionin e gjykatës, nëse rezulton që është i dënuar sigurisht që e ka kryer atë krim. Është bashki e rëndësishme, nuk mund të jap më shumë informacione, sigurisht që është njeri publik, pavarësisht se është emëruar nga Edi Rama”, tha Bardhi.

Bardhi nuk ka nxjerrë ende një emër konkret. Kujtojmë se gjatë kësaj kohe, PD ka denoncuar Valdrin Pjetrin, Agim Kajmakun, Mark Babani,, Agron Malajn, Lefter Allën. Kush është i shtati në listë?


Shtuar 19.02.2020 11:00