SHIFRA/ Italia 65 milion euro, sa para dhuroi Greqia për Shqipërinë?

Greqia ka dhënë kontributin e saj për Shqipërinë, e cila më 26 nëntor u godit nga një tërmet i fuqishëm që i mori jetën 51 personave.

Greqia është zotuar të ndërtojë 200 shtëpi në Shqipëri si edhe ka dhuruar 2.5 milion euro.

Greqia ishte një ndër të parat vende e cila ndihmoi Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit me emergjenca civile dhe trupa kërkim- shpëtim.

Ndërkohë Italia mësohet se ka ofruar 65 milionë euro. Më herët është raportuar se 11 milionë euro do të japë Gjermania për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit të 26 Nëntorit, që iu mori jetën 51 personave, dhe la të pastrehë mijëra të tjerë.


Shtuar 17.02.2020 16:09