Tre fuoristrada gjenden të zhytura në zonën e plazhit në Vlorë

Një pamje e ccuditshme dhe misterioze ka zgjuar ditën e sotme qytetin e Vlorës.

Tre makina fuoristradë janë gjetur të zhytura në ujë në zonën e plazhit të Vjetër.

Albeu.com mëson se bëhet fjalë për tre makina, dy të zeza dhe njëra gri, të cilat janë disa metra në thellësi të detit. Makinat janë një Land Rover dhe dy Nisan, njëri me targa gjermane.

Nuk dihet se si kanë përfunduar makinat aty, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 17.02.2020 08:12