E quan mik, Rama takon Mark Zuckerberg (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ka takuar themeluesin e Facebook-ut Mark Zuckerberg.

Në Mynih të Gjermanisë po zhvillohet Konferenca e Sigurisë dhe janë të pranishëm politikanë e përfaqësues nga gjithë bota, ndër ta edhe Edi Rama.

Pas takimit Rama shpërndan fotot dhe e quan Zuckerbergun mik.

“Me Mark Zuckerberg, krijuesin e FACEBOOK, gjatë një darke miqsh të posaçëm, mbledhur në Mynih për Konferencën e Sigurisë”, shkruan Rama. /albeu.com/


Shtuar 14.02.2020 21:25