10 familje në qiell të hapur, shkrumbohet totalisht godina në Shkodër

10 familje kanë dalë në qiell të hapur pasi një godinë është shkrumbuar nga flakët.

Godina ku banonin 10 familje quhet ish-Konviktet në Lagjen Kiras në Shkodër.

Raportohet se në vendngjarja ka të paktën 3 zjarrëfikëse, por flakët e mëdha nuk janë vënë nën kontroll duke shkrumbuar pjesën më të madhe të godinës.

Sipas burimeve policore dyshohet se shkak ka qenë një shkëndije elektrike. /albeu.com/


Shtuar 14.02.2020 15:27