Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi.
Mediat vendase raportojnë se një avion i kompanisë “Pegasus Airlines” ka dalë nga pista në aeroportin e Stambollit duke u përplasur teksa zbriste.
Nga të dhënat paraprake raportohet për 22 të plagosur, ndërsa në bord ishin 177 pasagjerë.
Deri në këto momente nuk raportohet të ketë të plagosur nga aksidenti i rëndë.
Mësohet se përplasja ka ndodhur në aeroportin “Sabiha Gokçe” të Stambollit dhe avioni po kthehej nga Izmiri.
Mediat turke shkruajnë se janë duke nxjerrë tashmë pasagjerët e ngecur në avionin e shkatërruar tërësisht.