Ndërkohë që shumica e futbollistëve janë izoluar nëpër shtëpitë e tyre, në rrjet ka plasur një sfidë tepër interesante siç është ajo e letrës higjenike.
Futbollistë të shumtë sfidojnë njëri-tjetrin, pikërisht duke dhuruar spektakël me letrën higjenike.
Të lidhura
None found
Nuk mund të mungonte në këtë edhe ai që konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botë, Leo Mesi.
Argjentinasi i është bashkuar sfidës që tashmë është bërë virale në rrjetet sociale, teksa dhuron spektakël me letrën higjenike, ashtu siç jemi mësuar ta shikojmë me topin në fushën e lojës.
