6 viktima nga koronavirusi, mjeku Kalo me apel të fortë

Mjeku i njohur, Tritan Kalo ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku këmbëngul se duhet që njerëzit të mos dalin rrugëve dhe të qëndrojnë në turma pasi rrezikojnë jetët e tyre.

“Me këtë mënyrë të papërgjegjëshme sjelljeje, do t’i shtoni rrezikun vetes suaj që të sëmureni nga Sars-Cov2/Covid 19….”- shkruan mjeku, duke shtuar se “NDËRGJEGJËSOHUNI sa ende jemi larg kësaj sprove….Në të kundërt do të mbrijmë në një ditë, që askush nuk do mundet tju vijë në ndihmë…”.

Postimi i Kalos

Njësia Administrative nr. 2 e nr. 3, Tiranë….25 Mars 2020, ora 12:45….Në vijë ajrore vetëm 70-80 metra e ndajnë këtë grumbullim njerzish, nga dhjetra vëllezër e motra të tyre të hospitalizuar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUT “Nënë Tereza”, për Covid-19….Ju lutem, MË shumë RESPEKT, më shumë DASHURI e më shumë VLERËSIM për jetët tuaja….

Me këtë mënyrë të papërgjegjëshme sjelljeje, do t’i shtoni rrezikun vetes suaj që të sëmureni nga Sars-Cov2/Covid 19….KAPACITETET në burime njerzore dhe në infrastrukturën e shtrimeve spitalore kanë një kufi, ato NUKU janë të pakufijëshme kudo në Botë, përfshirë edhe Shqipërinë….NDËRGJEGJËSOHUNI sa ende jemi larg kësaj sprove.

Në të kundërt do të mbrijmë në një ditë, që askush nuk do mundet tju vijë në ndihmë….Së paku dëgjoni e shihni se çfarë po ndodh aktualisht në Itali, në Spanjë e gjetkë….A ka Polici Bashkiake të pranishme në këto Njësi vendore???….

JEMI të GATSHËM tju ndihmojmë në çdo moment, POR mos i shtyni kufijtë e mundësive të ndihmesës ndaj jush në honet e pamundësisë……..Ju LUTEM!!!!


Shtuar 26.03.2020 07:31