Për shumë tifozë, Alex Ferguson është trajneri më i madh në histori.
Trajneri skocez për shumë vite drejtoi Manchester Unitedin, duke i shndërruar ‘Djajtë e Kuq’ në një fuqi në futboll.
Ferguson mori drejtimin e Manchester United në vitin 1986, dhe atë kohë ata ishin milje larg me rezultate nga rivalët e Liverpool, Nottingham Forest, Aston Villa, Everton, Ipswich dhe Tottenham.
Gjatë kohës te Manchester United, Ferguson fitoi 37 trofe, përfshirë edhe 13 tituj të Premierligës.
Në drejtimin e Manchester United, ai ka stërvitur shumë lojtarë, shumë yje.
Por, ai në disa raste ka dështuar t’i sjellë disa yje, të cilat për një arsye apo tjetër, nuk u transferuan në ‘Old Trafford’.
Në media po qarkullon formacioni me lojtarët që Ferguson dështoi t’i sillte në ‘Old Trafford’, me të cilët do të formonte një formacion ëndrrash.