Stadiumi legjendar në Brazil kthehet në spital (VIDEO)

Koronavirusi ka filluar të përhapet me shpejtësi edhe në Brazil, ku deri më tani regjistrohen 1600 raste të prekurish dhe 25 persona të vdekur nga ky virus famkeq.

Rastet shohen përditë, duke sjellë kështu që edhe vendet nëpër spitale plotësohen. Dhe autoritetet braziliane duke parë situatën kanë vendosur që stadiumin legjendar “Pacaembu”, i vendosur në qendër të qytetit São Paulo, ta kthejnë në një spital për të infektuarit me këtë virus raporton “Associated Press”.

Ky stadium do të ketë 2000 shtretër dhe pritet të jetë gati brenda pak ditësh.


Shtuar 24.03.2020 16:09