Shqiptarët nuk po i përjetojnë mirë këto ditë izolimi, edhe pse masat e marra janë në të mirën tonë, për të parandaluar përhapjen në masë të këtij virusi.
Sipas vendimit, nga ora 16:00 deri në orën 18:00 qytetarët kanë të drejtë të dalin për të kryer lëvizje në rrugët e vendit pas masave të marra nga qeveria për kufizimin e lëvizjes së njerëzve dhe automjeteve në kuadër të masave të marra ndaj koronavirusit.
Të mërzitur brenda, qytetarët mësohet të kenë mbushur sheshin “Wilson” në kryeqytet, sic mund t’a shihni në videon nga fax tv.
Qytetarët kanë dalë në masë për të kryer blerje të nevojshme të produkteve ushqimore dhe higjenike, duke qënë se gjatë ditës janë brenda të izoluar./albeu.com/