Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i është bashkuar thirrjeve të kryeministrit Rama, për koronavirusin.
Me anë të postimeve në Twitter, ai vë thekin se pastërtia personale dhe masat vetjake.
Nëse bashkërisht bashkëpunojmë për tu izoluar në shtëpi, Lleshaj thotë se orët dhe ditët në vijim do jenë vendimtare edhe për rezultatin.
Nëse masat respektohen nga çdo individ, atëherë është e mundur mos përhapja e virusit në vend.
“Situata përballohet kur secili bën pjesën e tij. Ndërkohë që punonjësit e shëndetësisë, të policisë, ushtarakët e të tjerë duhet të mbajnë barrën kryesore, të tjerët duhet të bëjnë një gjë më të thjeshtë, por po aq të rëndësishme: të qëndrojnë në shtëpi”- shkruan Lleshaj.