ZYRTARE/ Koronavirusi, FSHF-ja me komunikatë zyrtare për ndeshjet e sotme

Dy ndeshjet e sotme të Kategorisë Superiore do të zhvillohen por pa praninë e tifozëve. Pak më herët mësuam vendimin për Skëndërbeu – Kukësi e tashmë FSHF-ja ka dalë me një deklaratë zyrtare.

Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me ndeshje e javë së ardhshme në Kampionatin shqiptar, por e sigurt është që ndeshjet e sotme nuk do të pezullohen.

Njoftimi i federatës:

Komiteti i Emergjencës në Federatën Shqiptare të Futbollit është mbledhur ditën e sotme për të vlerësuar situatën pas të urdhërit nr. 132, dt. 8/3/2020 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lidhur me pezullimin e aktiviteteve sportive dhe sociale në vend.

Komiteti i Emergjencës vlerësoi se duke qenë se katër ekipet janë grumbulluar tashmë respektivisht në Shkodër (Vllaznia-Partizani) dhe Korçë (Skënderbeu – Kukësi), të vijojë me zhvillimin e këtyre dy ndeshjeve të javës së 26-të të Kategorisë Superiore, me dyer të mbyllura. Komiteti i Emergjencës në FSHF, i kërkon Këshillit të Ministrave një takim për të diskutuar në detaje lidhur me vijimësinë e aktiviteteve futbollistike në vend.


Shtuar 9.03.2020 13:19